Ndalohet kontrabanda me pije në Jarinje

Dogana e Kosovës mbrëmë ka parandaluar kontrabandimin me 1,420 litrave të pijeve të ndryshme, në pikën kufitare në Jarinje.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se zyrtarët doganorë dhe policorë e kishin kontrolluar një kamion për të cilin kanë dyshuar dhe shoferi u kishte thënë se kamioni është i zbrazët dhe nuk transporton mallra.

“Mbrëmë në pikën e kalimit kufitar Jarinje, është paraqitur një kamion me targa të huaja në hyrje të territorit tonë. Vozitësi ka deklaruar se kamioni është i zbrazët dhe nuk transporton mallra”, thuhet në njoftim.

Dogana bën me dije se janë gjetur birra, pije energjike, pije të gazuara dhe lëngje të ndryshme.

“Për shkak të dyshimeve nga ana e zyrtarëve doganorë dhe policorë, kamioni është selektuar për një kontroll të detajuar në vijën e dytë. Gjatë këtij kontrolli, në hapësirat e kamionit ku vendosen pajisjet është zbuluar mall i padeklaruar si më poshtë: birra rreth 750 litra, pije energjike rreth 200 litra, pije të gazuara rreth 120 litra dhe lëngje te ndryshme 350 litra”, thuhet tutje në njoftim. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews