Persona të maskuar serbë kanë ndaluar një veturë me targa të huaja pak metra larg pikës kufitare Bërnjak.
Lidhur me këtë rast për Telegram News ka folur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se në atë pikë ku u ndalua familja kosovare ishin 6-7 persona të maskuar dhe një pa maskë
“Afër pikës kufitare Bërnjak momenti kur u ndalua vetura ishin 6-7 persona të maskuar ndërsa vetëm një ishte pa maskë, ndërkaq pak më larg ishin edhe 10 të tjerë”, tha Elshani.