Gërvalla: Persona të maskuar po ndalojnë veturat dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se në Bërnjak, brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe sipas saj, pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka bërë të ditur se veturat e policisë serbe vetëm shikon dhe nuk ndërhynë.

“Në pikën kufitare në Bërnjak, brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë. Vetura e policisë serbe veç shikon dhe nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, i cili sjell në mendje kohë të errëta dhe si i tillë nuk guxon të tolerohet”, ka shkruar Gërvalla.

Si pasojë e kësaj, Gërvalla tha se pika kufitare në Bërnjak do të mbyllet derisa të largohen të “maskuarit”.

“Pika kufitare në Bërnjak mbyllet deri sa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lirë”, shtoi ministrja. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews