Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur Muzeu i Artit Bashkëkohor, i cili ligjërisht u themelua në dhjetorin e vitit 2023 tash ka lokacionin e ndarë, shkruan Telegram News.
Çeku shkruan se në pajtim dhe bashkëpunim me ministrinë e Punëve të Brendshme ky muze do të vendoset brenda aneksit të ndërtesës së ish-Rilindjes.
“Kosova do të ketë një muze që do të fuqizojë lidhjet dhe pozicionin tonë shtetëror në skenën botërore të artit, institucion të rëndësisë së veçantë që do të ofrojë mundësi të reja zhvillimi dhe promovimi për artin dhe artistët tanë bashkëkohorë”, shkruan ministri./Telegram News.
Postimi i plotë: