Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se edicioni i dytë i Festivalit të Këngës në RTK ishte magjik.
Çeku, përmes një postimi në “Facebook” tha se Kosova është e gatshme për në Eurovision, pasi sipas tij u dëshmua që nga aspekti organizativ, cilësor e artistik.
“Edicioni i dytë i Festivalit të Këngës ishte edhe më magjik. Dëshmuam që nga aspekti organizativ por edhe cilësor e artistik jemi të gatshëm për në Eurovision. Faleminderit për një mbrëmje plot emocion e performanca të jashtëzakonshme”, ka shkruar Çeku.