Avokati mbrojtës i Dardan Krivaçës, Skender Musa, i cili është i ftuar në emisionin Frontal në T7, ka folur për rastin e Dardan Krivaçs.
Ai ka thënë se ndaj Dardan Krivaçës dhe Marigona Osmani ishin nën ndikimin e substancave në momentin e grindjes, kjo do të thotë se ata asnjëri nuk ishin në gjendje normale.
“Edhe Dardan Krivaça dhe Marigona Osmani, e ndjera ishin nën ndikimin e substancave narkotike në momentin kur filloi gridnja”, ka thënë Musa.
Madje ai ka thënë shkopi në korridor ku shihet në foto, nuk dëshmon asgjë, sepse nuk shihet duke e goditur Dardani Marigonën, dhe nëse ai e ka goditur atë kjo shumë lehtë mund të vërtetohet.