Avokati Skender Musa ka lëshuar një deklaratë në lidhje me arratisjet e fundit që kanë ndodhur nga burgjet e Kosovës, e sidomos të rastit të fundit, Faton Hajrizit.
Ai ka thënë se ky veprim nuk i është nevojitur Faton Hajrizit, sepse ai i ka fituar disa benefite sikurse që është burgu i Smkrekonicës, i cili ka kushte shumë të mira.
“Fatonit nuk ju është dashur kjo sepse ai i ka fituar disa benefite sikurse që është burgu i Smkrekonicës, i cili ka kushte shumë të mira, dhe ky veprim i bërë nga ai llogaritet edhe si vepër penale dhe mund ti kushtoj deri në 3 vite, kurse vepra e Sekiraqës nuk mund të llogaritet si arratisje nga burgu sepse nuk ka qenë fare në burg, sepse ai ka qenë në arrest shtëpiak”, ka thënë Musa në Kanal 10.