Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për mbrojtje nga Lija e Majmunëve dhe ka dhënë këshilla për t’u mbrojtur nga sëmundja.
Ajo rekomandon izolim në rast simptoma, kërkim të kujdesit mjekësor, shmangie të kontaktit me kafshë të egra dhe praktikimin e higjienës së mirë.
Po ashtu, inkurajon vaksinimin nëse është e disponueshme. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, nuk ka raste të dyshimta me Mpox në vend.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin e Mpox-it një emergjencë globale.
Simptomat e Mpox përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhe skuqje në fytyrë dhe trup. Në disa raste, sëmundja mund të jetë fatale, sidomos për fëmijët e vegjël.