Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotmë ka miratuar Projektligjin për banim social të përballueshëm, shkruan TelegramNews.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se ky projektligj synon të sigurojë qasje të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.
Grupet sipas Kurtit të cilët do të përfitojnë janë, familjet me situatë ekonomike të vështirë, të papunët, të pastrehët, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzre, tkomuniteti joshumicë dhe grupe tjera të përcaktuara në projektligj.
E ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në fjalimin e tij tha se ky Projektligj ka për qëllim sigurinë dhe qasjen e drejtë në banim të gjithë qytetarëve.
“Projektligji synon të përmirësojë kushtet e jetës dhe të promovojë zhvillimin urban të qëndrueshëm në gjithë territorin e Kosovës”, tha tutje Aliu.
Derisa theksoi se ligji identifikon kriteret e përfitimit duke përfshirë edhe kategorizimin sipas të ardhurave dhe mungesën e banimit të përshtatshëm për t’u përballur me koston e banimit./TelegramNews./