Ministrja Haxhiu me akuza të rënda për Kushtetuesen: I kanë borxhe e po i shërbejnë nomenklaturës së vjetër

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Ajo që është shpallur sot nga Gjykata Kushtetuese është një goditje e rëndë për drejtësinë në Kosovë. Ligji për Byronë është krijuar në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë të fushës dhe me mbështetje të plotë të Komisionit të Venedikut të Këshillit të Evropës, për të adresuar problemet e korrupsionit dhe zbulimit të pasurisë së paligjshme. Megjithatë, PDK e ka dërguar këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese për t’i sabotuar dhe bllokuar përpjekjet tona për reformë në drejtësi,” tha Haxhiu.

Ajo gjithashtu shprehu zhgënjimin e saj me faktin se Gjykata Kushtetuese mori 16 muaj për të vendosur për ligjin, duke shpallur atë të pavlefshëm me vendimin e 5 gjyqtarëve nga 9.

“Vullneti i qytetarëve për drejtësi është në rrezik nga një grup që ende i shërben nomenklaturës së vjetër. Megjithatë, beteja jonë për reformë dhe shtet ligjor do të vazhdojë. Pasuria publike e përdhosur do të konfiskohet. Vullneti popullor do të triumfojë,” shkroi Haxhiu në Facebook.

Kushtetuesja rrëzon Ligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews