Ministria kritikohet për vonesa në furnizim me çizme për ushtarët

Në prag të stinës së dimrit, pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, pritet të furnizohen me çizme ushtarake. Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Këto lloje të furnizimeve me pajisje të punës, vazhdimisht përcillen me vonesa në procedura tenderuese, çka vlerësohet si e papranueshme.

Janë bërë të zakonshme vonesat në proceset tenderuse në institucionet e sigurisë.

Muaj të tërë merr kryerja e një furnizimi me mjete të punës së përditshme të këtyre institucioneve.

Një furnizim i rëndësishëm për pjesëtarët e FSK-së, siç janë çizmet e ushtarëve, e që pritet të ndodhë së shpejti.

“Pjesëtarët e FSK-së janë të furnizuar me uniforma, do të furnizohen së shpejti edhe me çizme. Uniformat që janë blerë disa ditë më parë janë  të standardit. Pjesëtarët mund të kenë pas uniforma edhe nga e kaluara që i kanë përdorë dhe që mund të jenë shlyer kur kanë pas aktivitete. Tani ka sasi të mjaftueshme të uniformës në depot e FSK-së”, tha ministri Maqedonci për Tëvë 1.

Për njësinë e kërkim shpëtimit në kuadër të FSK-së, së fundi është nënshkruar tenderi për pajisjet, shifra e të cilave shkon afro 300 mijë euro.

Mirëpo, vlerësohet se është e rëndësishme që të gjitha proceset tenderuese në kuadër të kësaj ministrie të trajtohen me seriozitet.

“Kjo me të vërtetë është një sinjal jo i mirë sa i përket angazhimit serioz që duhet ta kenë institucionet relevante në çështjet e furnizimit me pajisje ushtarake e veshmbathje, e në rastin konkret me çizme ushtarake. Forca e Sigurisë së Kosovës është një institucion i cili duhet të merret shumë seriozisht dhe se të gjitha procedurat e saj duhet të fillojnë në kohë reale”, tha Elezi.

Në muajin mars të këtij viti ishte nënshkruar një kontratë për furnizim me çizme ushtarake, vlera e të cilave ishte gati 2 milionë euro.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews