Buka e FSK-së me dokumente false nga maratonat e operatorëve të interesit

Problemet e ushqimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë shpërfaqur  procesin e tenderomanisë, ku operatorët  kanë bërë një lloj gare kush është më i forti për ta marrë në dorë  sistemin e ushqimit brenda ushtrisë.

Në garën e operatorëve për përfitimet milionëshe nga buka e ushtrisë, opinionet kanë kuptuar më në fund  dallaveret qeveritare në marrje-dhënie të tenderëve, por përveç opinionit të brendshëm shqiptar, mediat e Serbisë kanë shkrepur  dezinformata dhe  propagandë ndërkombëtare  rreth një imazhi degradues të Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake, në një kohë kur ushqimi i asnjë ushtrie më nuk është temë.

Burimet e gazetës Telegram News, flasin se problemet e ushqimit në FSK nuk janë të reja dhe  të paktën disa dorëheqje nga ky shërbim dhe ministri , lidhen me këto probleme të cilat më në fund   arritën pikën kritike për të shpërthyer në publik.

Historiku i tenderimit të ushqimit  të FSK-së nga operatorët  ka  faza  të ndryshme, ndërhyrje dhe politikë.

Si kanë rrjedhur gjërat?

“Me udhëzimin e ministrit Maqedonci dërguar të premten e datës 11 tetor, tenderi  për ushqimin e FSK-së është anuluar. Kjo ka ndodhur për shkak të kontestit që ekziston ndërmjet grupit të operatorëve të shpallur fitues, njëri nga të cilët ,ka dërguar edhe personalisht kërkesë për anulim të tenderit”, thuhet në komunikatën e anulimit të tenderit.

Nga koha kur kontrata ishte lidhur në prill me “Beni Dona”, arsyetimi i ministrisë ishte se tenderi i hapur prej 13 milionë eurosh, ishte në shqyrtim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) dhe vonesat ishin shkaktuar pasi, kontratës ekzistuese për ushqim i skadonte vlefshmëria.

Nga tetori i vitit 2023 e deri në shtator të vitit 2024, ka dhënë tre tenderë me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë. Fillimisht, Ministria e Mbrojtjes në qershor të vitit 2023 kishte hapur një tender në vlerë të parashikuar prej 13 milionë eurove për furnizime me ushqim për ushtarët në kazermat e FSK-së në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Istog, Ferizaj, Pomozotin, Gjakovë dhe Prizren.

Tenderët e negociuar për bukën e FSK-së

Tenderi ishte i ndarë në tre lote. LOT-in e parë e kishte fituar konzorciumi i përbërë prej kompanive “Global Parajsa” dhe “Delfin LTD” me çmim 3 milionë e 998 mijë e 750 euro: LOT-in e dytë e kishte fituar konzorciumi i përbërë prej “NNH Verona” Hajdini Comerc” dhe “Bylmeti” me çmim 4 milionë e 247 mijë e 100 euro, si dhe LOT-in e tretë e kishte fituar kompania Beni Dona Plast me çmim prej 3 milionë e 914 mijë e 750 euro. Ministria e Mbrojtjes pas këtij vendimi të OSHP-së, më datë 23.02.2024 kishte anuluar tenderin, por nuk kishte ri-tenderuar një tjetër, sipas rekomandimit të Gjykatës së Tenderëve, por kishte dhënë tre të tjerë me radhë, me procedurë të negociuar. Kontrata e parë ishte nënshkruar më 20.09.2023 dhe fitues i saj përmes procedurës së negociuar ishte kompania “Beni Dona”, me çmim prej 2 milionë e 245 mijë eurove. Kohëzgjatja e saj ishte për vetëm 6 muaj. Kjo kompani ishte njëra nga kompanitë që në tenderin e procedurës së hapur ishte shpallur nga OSHP-ja si e papërgjegjshme në ofertën e saj. Edhe kontratën e dytë të procedurës së negociuar e kishte fituar përsëri kompania “Beni Dona’. Kësaj here në vlerë prej 2 milionë e 209 mijë e 200 euro. Ajo ishte nënshkruar më datë 29.03.2024 dhe po ashtu kohëzgjatjen e kishte për 6 muaj. Ndërsa, kontrata e tretë ende nuk është nënshkruar, sipas të dhënave në sistemin elektronik të prokurimit publik. Ajo i është dhënë konzorciumit “Hajdini Comerc” dhe “Bylmeti”, me vlerë totale prej 2 milionë e 149 mijë euro. Kompania “Hajdini Comerc” është njëra nga kompanitë që në tenderin e procedurës së hapur të qershorit 2023, OSHP-ja e kishte shpallur ofertën e saj si të pa përgjegjshme. Por pas ankesave të kompanive që kishin marrë pjesë në tender, Organi Shqyrtues i Prokurimit kishte nxjerrë një vendim më datë 22.02.2024, përmes të cilit kishte konstatuar se të gjitha kompanitë e shpallura fituese në të tre LOT-et e tenderit 13 milionësh, ishin të papërgjegjshme në ofertat e tyre.

Pse u anulua tenderi?

“Me udhëzimin e ministrit Maqedonci dërguar të premten e datës 11 tetor, tenderi është anuluar, për shkak të kontestit që ekziston ndërmjet grupit të operatorëve të shpallur fitues, njëri nga të cilët ka dërguar dhe personalisht kërkesë për anulim të tenderit”, thuhet në komunikatë.

Kur kontrata ishte lidhur në prill me “Beni Dona”, arsyetimi i ministrisë ishte se tenderi i hapur prej 13 milionë euro ishte në shqyrtim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) dhe vonesat ishin shkaktuar pasi kontratës ekzistuese për ushqim i skadonte vlefshmëria. OSHP kishte urdhëruar ministrinë që të anulonte atë tender për shkak të shkeljeve dhe tenderi ishte anuluar më 26 shkurt 2024. 2018 / 2019 BENI DONA Më 28 qershor 2018 Autoriteti Kontraktues kishte shpallur fituese konsorciumin NTP “Global Parajsa” nga Vushtrria & “Ciano Trading & Services”, kompani italiane me renome ndërkombëtare. Kjo e fundit njihet si furnizuese kryesore me ushqim të bazave të KFOR-it në Kosovë ndërsa “Global Parajsa” ka një përvojë 15 vjeçare në fushën e gastronomisë e cila furnizon me ushqim Akademinë Policore në Vushtrri, Policinë e Kosovës dhe shumë institucione shtetërore. Kriter bazë për dhënien e këtij tenderi ka qenë çmimi më i ulët, ku me të drejtë e kishte fituar konsorciumi në fjalë në vlerën prej 7 milionë e 211 mijë euro. Si përfundoi ky tender për 1.206 .000 euro më shtrenjtë te kompania “Beni Dona”, e cila e fitoi për 8.417.000 euro?

Si u shpall fituese kompania “Beni Dona”, me dokumentacion të faksifikuar?

Kompania “Beni Dona”, përveç se kishte çmimin më të shtrenjtë në dosjen e tenderit kishte falsifikuar dokumente të kompanisë gjermane “RoyalCert International Registrars GmbH me seli në Frankfurt e cila lëshon çertifikata për ISO standardet ushqimore. Kur dukej se gjithçka po shkonte në rregull dhe AK-ja ishte në prag të nënshkrimit të tenderit me kompaninë fituese, Gjykata e tenderëve, OSHP-ja pas ankesës së kompanisë “Beni Dona”, ia kishte sjell një vendim Ministrisë së Mbrojtjes si autoritet kontraktues dhe këtë tender e kishte kthyer për rivlerësim. Maratona  e këtij tenderi ndërmjet OSHP-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes kishte vazhduar dy vjet me radhë, duke e rikthyer në rivlerësim katër herë derisa iu dha kompanisë “Beni Dona” në dhjetor të vitit 2019.

OSHP-ja kur e kishte kthyer në rivlerësim tenderin në fjalë si arsyetim të vetëm kishte thëne se Operatori Ekonomik (OE) “Global Parajsa” & “Ciano Trading & Services”, që kishte fituar tenderin, nuk e dispononte  diplomën master të inxhinierit të teknologjisë ushqimore, derisa dosja e tenderit kërkonte  dy të tillë. Ndërsa, konsorciumi fitues në dosjen e tenderit i kishte ofruar tre tituj, ku njëri prej tyre është italian, i cili është edhe menaxher kryesor i projektit dhe ka titullin doktor shkence i teknologjisë ushqimore e që njëherësh është edhe aksionar i kompanisë italiane “Ciano Trading & Services” dhe dy shqiptarë me titullin bachelor i teknologjisë ushqimore. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews