Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ka filluar të flas pa dorëza, për disa procese të cilat kanë rrezikuar pozicionin e saj, kushtetutshmërisht më të rëndësishmin, e financiarisht më të paguarin.
Deri në momentin e dërgimit në KiE të draft statutit të asociacionit në Strasburg nga dora e Donika Gërvallës dhe urdhri i Kurtit, Presidentja Osmani ishte plotësisht në shërbim të politikave të kryeministrit Albin Kurti.
Lojaliteti politik ndaj Qeverisë dihej, pasi Kurti i kishte bërë votat për emërimin e saj si presidente dhe frika se ai mund ta rrëzonte nga froni ishte e arsyeshme pasi Kurti i kishte votat edhe kundër saj.
Raportet e harmonizuara në relacionin President-Kryeministër, ishin në koordinim të plotë, ndërsa edhe shumë vizita për data të rëndësishme në Kosovë ishin të përbashkëta.
Hatër mbetja e Presidentes doli në sipërfaqe kur u prek pozicioni i saj për draft statutin e asociacionit për të cilin pati reaguar Vjosa Osmani duke kritikuar bashkë partiaken Donika Gërvalla, kryetare e Listës “Guxo”, që e formoi Vjosa Osmani si një dorë e zgjatur e Kurtit brenda LVV-së me disa krerë të ikur nga LDK-ja.
Por, llafet pa dorëza të Presidentes Osmani para pak ditësh në publik, kanë filluar të marrin kahe edhe më të ashpër nga figura të partive politike, duke e akuzuar atë për veprime të cilësuara si korruptive.
Nënkryetarja e PDK-së Mimoza Ahmetaj, e ka quajtur Vjosa Osmanin bashkë fajtore të dështimeve të Qeverisë Kurti dhe për më shumë ajo edhe e ka akuzuar Presidenten si figurë të implikuar në afera korruptive.
Mimoza Ahmetaj ka thënë se “asaj asnjë herë nuk i është dëgjuar zëri dhe dështimet e Kosovës bartin vulën e saj. Ajo është e futur thellë në të gjitha aferat korruptive dhe dështimet e Kosovës e bartin vulën e saj”.
Përveç akuzave për dështim në proceset politike të Kosovës dhe për korrupsion, Nënkryetarja e PDK-së Mimoza Ahmetaj ka thënë se ” përplasja mes kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani janë ndezur për çështje banale”.
Se po ndodh diçka ndryshe mes Kurtit dhe Osmanit, kjo s’do koment, aq sa nuk do koment as prishja e raporteve të Presidentes me Gërvallën si diplomate jashtme e Kosovës dhe bashkë partiake e Vjosa Osmanit.
Presidentja në kërkim të identitetit të vonuar presidencial
Tani që 9 shkurti i vitit 2025 është përcaktuar si datë e zgjedhjeve nacionale dhe pas fakteve publike se Qeveria Kurti ka dështuar në mënyrën më të keqe, Presidentja po synon të shfaqet në publik me imazh të ri , duke mos pranuar fajësinë për dështimet e shtetit sa në prishjen me SHBA-të dhe aleatët, po aq në aferat korruptive të Qeverisë Kurti dhe ministrave .E vërteta është se Vjosa Osmani ka qenë e vetmja që ka ruajtur marrdhënjet me SHBA-në,duke e rehabilituar shumë shpesh Qeverinë Kurti dhe nëse ka mbetur aq miqësi me SHBA-të për këtë Qeveri, kjo ka ndodhur falë Presidentes Osmani.
Se do të ashpërsohen akoma më shumë raportet e relacioneve Presidencë-Qeveri, do të shihet shumë shpejt, pasi ka paralajmërime për arrestime brenda Qeverisë Kurti.
Por, cila është pasuria e Presidentes e deklaruar te Agjencioni për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ku janë publikuar deklarimet e pasurive të zyrtarëve publikë.
Presidentja Osmani ka një pasuri që në përgjithësi i shkon mbi një milion euro.
Viti 2023 ishte më i suksesshëm financiarisht për presidenten e Kosovës.
Në sektorin e paluajtshmërive, Presidentja ka deklaruar gjashtë prona në pronësi të saj dhe Prindon Sadriut, të cilat e mbërrijnë vlerën e përgjithshme të 970 mijë e 760 eurove.
Pasuria më e re është një “Banim në varg” i cili është blerë në vitin 2023 dhe që vlen 520 mijë euro dhe është në emër të Zotëriut të Parë, z. Prindon Sadriu.
Pasuri të paluajtshme janë deklaruar një banesë 67.00 metra katrorë, një garazh kolektiv 14.00 metër katrorë, shtëpi prej 150.00 metrash katrorë, tokë 5.10 ari, banim në varg me sipërfaqe 244.00 metër katrorë dhe banim në varg 218.00 metër katrorë, pasuri të cilat rrjedhin sipas deklarimit nga shitja e shtëpisë së prindërve të Prindon Sadriut në Australi.
Ndërtimet në “Lagjen e Gjelbërt dhe në “Marigona Hill”, janë në ndërtim e sipër dhe nuk figurojnë akoma në emra të Prindonit , sikur që as nuk janë paguar akoma në total.
Te Pasuria e luajtshme është deklaruar vetëm një veturë Mercedes Benz e blerë në vitin 2022 dhe që ka vlerë 12 mijë euro.
Me projektligjin për pagat e shërbyesve civilë, koeficienti më i lartë, 18, i takon vetëm presidentit të Kosovës.
Niveli i koeficientit 17.5 i takon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas agjencisë, paga neto vjetore e saj është 33,070 euro, kurse e bashkëshortit 17,173 euro./Telegram News