Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një mbledhje të Grave për Vetëvendosje, theksoi se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndryshuar ndjeshëm që nga ardhja në pushtet e Qeverisë Kurti.
Ajo njoftoi se gjatë mandatit të saj, janë punësuar 72 gra në ShKK, në krahasim me vetëm 16 gra nga viti 2018 deri në vitin 2021.
Po ashtu, Haxhiu informoi se janë finalizuar amendamentet kushtetuese për vetingun në sistemin e drejtësisë, të cilat do të dërgohen për votim në Kuvendin e Kosovës.