Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka njoftuar lidhur me takimin e sotëm që është mbajtur mes kryediplomates gjermane Annalena Baerbock dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në “X”, Ministria thotë se integrimi rajonal me Ballkanin Perëndimor kërkon përparim në CEFTA dhe normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.
“Gjermania shoqëron Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Integrimi rajonal në dhe me Ballkanin Perëndimor kërkon përparim në CEFTA dhe normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është ajo që Baerbock dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë diskutuar sot në Berlin”, thuhet në njoftim. /TelegramNews/
#Germany accompanies #Kosovo on its path towards the EU. Regional integration i.a. in & with the Western Balkans requires progress on CEFTA & normalization of Kosovo & Serbia. This is what @ABaerbock and President @VjosaOsmaniPRKS discussed today in Berlin. pic.twitter.com/Buvfso3hXQ
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) October 1, 2024