“Minatorët e Trepçës nuk do të tolerojnë pafundësisht të luhet me bukën e tyre dhe ne kemi punë me menaxhmentin e ndërmarrjes Trepça për përmbushjen e obligimeve të tyre ndaj nesh. Tolerancë do të kemi tri ditë dhe ne do t’i shqyrtojmë mundësitë e veprimeve tona”, ka thënë për Telegram News, kryetari i Sindikatës së pavarur të Minatorëve të Trepçws Ibrahim Jonuzi, një ditë pas ekzekutimit të pjesshëm të pagave të minatorëve me 51%.
Minatorët e Trepçës kanë dalë me një reagim publik në të cilin kanë shprehur dëshpërimin e tyre me mos përmbushjen obligative ndaj tyre nga menaxhmenti i ndërmarrjes, e cila mban anë të Qeverisë.
Në reagimin e minatorëve ndaj gjendjes së krijuar pas mos ekzekutimit të pagave thuhet:
“Sot kur të gjithë e pritëm me padurim ekzekutimin e pagave, si kundërvlerë për djersen që kemi derdhur, edhe një herë tjeter u zhgënjyem duke u kompenzuar vetem 51% e pagës.
Deri kur do të vazhdoj një ofendim i tillë ndaj minatorëve dhe cili është qëllimi i vërtet i këtyre vendimeve të kundërligjshme”, thuhet në reagimin e minatorëve.
Minatorët e ndërmarrjes Trepça, po kalojnë kohë të vështira sociale me menaxhmentin e sapo emëruar të ndërmarrjes, duke mos u paguar për punën që bëjnë dhe duke kaluar nëpër një etapë brenda të cilës vazhdimisht shkelen të drejtat e tyre dhe nuk përmbushen detyrimet e Qeverisë ndaj tyre.
Herën e fundit, minatorët e Trepçës kanë pasur përplasje verbale me Ministrin e brendshëm Xhelal Sveçla i cili përcillte ministren Artane Rizvanolli mes minatorësh për gjetjen e një zgjidhjeje të ndërprerjes së grevës dy mujore pasi ata nuk kishin marrë pagat për më shumë se dy muaj .
Ministri Sveçla ishte vlerësuar se kishte kërcënuar minatorët duke u bërë pyetje provokuese që nuk kishin lidhje me sektorin e MPB-së,
Në reagimin e minatorëve tutje thuhet:
“Për muaj me radhë, që nga zgjedhja e menaxhmentit të ri në ndërmarrje kemi heshtur dhe toleruar, lloj lloj vendime dhe qasje që është i kunderligjshem dhe në kundërshtim me interesat e minatorëve, me qëllimin e vetem dhënia e hapsires së mjaftueshme menaxhmentit të ri për të dëshmuar veten.
Por secili duhet të kuptoj se mjaft është mjaft.
Shkelja e të drejtave elementare të minatorëve sic është e drejta në pagë, përkundër se para muaj më pare Qeveria e Reublikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej 4 milion euro për ndërmarrjen Trepca Sh.A. dhe prodhimit enorm që kemi pasur në muajin shtator, është e papranueshme, fyese dhe kundërligjore.
Cili është arsyetimi logjik i menaxhmentit, që përkundër këtyre të hyrave marramendese të mosekzekutohen pagat e minatorëve? Me një qasje të till mundi dhe djersa e minatorëve është duke u nëpërkëmbur, gjë e cila nuk do të tolerohet asnjeher.
Shpresojm që menaxhmenti i ndërmarrjes shqetësimin tonë ta marr me seriozitetin më të lartë, duke bëre menjeher ekzektimin e plot të pagave. Ashtu që loja me buken e minatorëve duhet të marr fund një he e përgjithmonë.
Ne jemi në pritje të pagave të plota sot. Menaxhmenti duhet ti kryej detyrat e tyre”, thuhet në këtë reagim./Telegram News