Kosova nuk ka sovranitet mbi veriun, thotë Edward Joseph

Shfaqja e grafiteve dhe parullave nacionalist-secesioniste në veri të vendit për Qeverisë Kurti  duket sikur ndjekja e parullave “Kosova Republikë”, më 1981 e shumë vite më parë. Atëbotë regjimi i Jugosllavisë përndjektë shqiptarët e Kosovës duke i dënuar me burgime  sipas kodit penal kushtetues, nën mendësinë se denimet dhe përndjekjet mjaftonin që shqiptarët të heqnin dorë nga synimet politike.

Një rast për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit në Mitrovicë të Veriut është iniciuar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, një person ka raportuar se në murin e muzeut kishte vërejtur një grafit me simbolin nacionalist të serbëve “C”, e poashtu edhe në brendi të objektit kishte vërejtur një grafit të ngjashëm”,  të cilët janë raportuar te prokuroria dhe dhe rasti është nën hetime njofton policia.

Prof. Edward Joseph. Kosova nuk e kontrollon veriun

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe specialisti i Ballkanit, Edward Joseph, ka thënë se Kosova nuk e ka nën kontroll veriun, pasi siç theksoi ai, në atë pjesë ka shumë prezencë të policisë dhe KFOR-it.

“Duhet ta kuptoni, është shumë e rëndësishme që shikusit tuaj ta kuptojnë se nuk ka territor pa popull. Po e përsëris. Nuk ka territor pa popull. Nuk po e merr veriun. Ne nuk kemi nevojë të mendojmë për serbët që jetojnë atje. Ky është realiteti. Realiteti është se Kosova nuk e kontrollon veriun”, ka thënë Joseph.

Joseph ka përmendur faktin se Kosova duhet të krijojë çasje pozitive në veri të Kosovës  nëse do anëtarësim në NATO, por çasja pozitive është integrimi i veriut në strukturën e shtetit të Kosovës  me funksionim të të gjithë mekanizmave të shtetit.

Si pasojë e mos kontrollit në veri dhe faktorëve të tjerë, Joseph ka deklaruar se Kosova nuk është plotësisht shtet sovran, duke thënë se “Kosova duhet të përfitojë kontrollin dhe vetëvendosjen e vërtetë”.

“Duhet të kujtojmë, në fund të fundit, Republika e Kosovës po mbështetet në NATO, në trupat e KFOR-it për mbrojtjen e saj. Është, në këtë kuptim, protektorat. Ju nuk jeni një shtet plotësisht sovran. Pra, kjo është çfarë po them.  Ju duhet të rifitoni kontrollin e fatit tuaj, vetëvendosjen e vërtetë. Ju dëshironi të jeni vërtet të vetëvendosur”, ka thënë Joseph.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti, duke përfshiër edhe gabimet në qeverisje aktuale. Avdullah Hoti, tashmë disa herë krahas kritikave ndaj Qeverisë Kurti në qeverisjen e plotë, ka folur edhe për një mungesë qeverisjeje të duhur në veri të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se kjo është qeveria me e dobët që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Ai ka përmendur edhe fushat tjera ku ka çaluar Qeveria Kurti. Disa procese, nuk duhen parë si premtime elektorale, por janë zotime të shtetit të Kosovës. Ta zëmë te procesi i dialogut, te njohjet ndërkombëtare. Avancimi i demokracisë në vend. Edhe në këtë aspekt ka degraduar. Nëse e krahason me qeveritë paraprake është qeveria më e dobët. Nëse e krahason me premtimet e veta është zero realizim, pothuajse zero realizim”, është shprehur Hoti.

Profesori dhe analisti Milazim Krasniqi, lidhur me veriun e ka cilësuar si deklarim shumë real perceptimin e Prof. Edvard Jospeh për veriun, duke thënë:

“Prof. Edward Joseph po thotë atë që e dimë të gjithë, përveç idiotëve dhe mashtruesve që u besojnë gënjeshtrave të veta: “Kosova nuk e kontrollon veriun. Prof. Xhozef po qartëson: Duhet të kujtojmë, në fund të fundit, Republika e Kosovës po mbështetet në NATO, në trupat e KFOR-it për mbrojtjen e saj. Është, në këtë kuptim, protektorat. Ju nuk jeni një shtet plotësisht sovran. Ata që nuk pajtohen vetëm të na tregojnë se si do të ishte gjendja po të mos ishte atje KFOR-i. Kaq”, ka thënë Krasniqi.

Në postimin tjetër që lidhet me ftesën e dytë të Prokurorisë Speciale Milazim Krasniqi ka shtuar:

“Javën tjetër thirrja e fundit, nëse s’i përgjigjet do të kërkohet sjellja me force, sepse me gjasë Kurti pikërisht sjelljen në prokurori me forcë po e pret, sepse shpreson se ashtu ngjall emocione tek ata që i ka zhgënjyer, por të cilët nuk duan ta shohin si viktimë. Ndaj duhet të llogariten mirë pasojat e veprimeve të prokurorisë. Thjesht të mos bëjnë filma, sepse në atë rast mund t’i bëjnë dëm opozitës”, ka thënë Krasniqi. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews