Mbyllet aplikimi për për subvencione të izolimit të shtëpive, shkak plotësimi i numrit

Është mbyllur aplikimi për thirrjen e dytë publike të projektit “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”.

Përmes një njoftimi në Facebook, Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka shkruar se aplikimi është mbyllur për shkak se është plotësuar numri.

“Mbyllja e parakohshme është rezultat i pranimit të 1333 aplikimeve në vlerë prej 4,998,871.79€, të cilat përmbushin buxhetin e destinuar për subvencionim të masave, izolim të mureve dhe kulmit dhe ndërrim të dyerve e dritareve të jashtme, deri në 45% të shumës (5% shtesë për shtëpitë që janë pronë e gruas ose bashkëpronësi e çiftit) duke mos kaluar kufirin maksimal 5500 euro”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se punimet duhet të përfundojnë më së largu deri më datën 31 dhjetor të vitit 2024.

“Ju rikujtojmë se aplikacionet kanë filluar të shqyrtohen sipas radhës së arritjes së tyre dhe së shpejti fillon shpërndarja e letrave të para-aprovimit. Të gjithë ata që pranojnë këtë dokument (para-aprovimin), duhet të ndjekin edhe më tutje rregullat e parapara në thirrjen publike deri në përfundim të procesit kur edhe marrin paratë. Pra, punimet duhet të fillojnë vetëm pas para-aprovimit nga FKEE dhe ato duhet të përfundojnë më së largu me datën 31.12.2024, dhe pas kësaj date nuk mund të trajtohet asnjë kërkesë për disbursim të mjeteve”, thuhet në njoftim. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews