Mbi 50 mijë të arrestuar që nga nisja e protestave në Bjellorusi

Më shumë se 50.000 persona janë arrestuar për arsye politike pas protestave masive që shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Bjellorusi në gusht të vitit 2020.

Kështu tha Leonid Sudalenko, anëtar i qendrës bjelloruse për të drejtat e njeriut, Vyasna. Sudalenko po ashtu është ish i burgosur politik.

Sipas llogaritjeve të qendrës Vyasna, të paktën 5.472 persona janë dënuar për vepra penale, të motivuara politikisht, tha Sudalenko.

Protestat u nxitën pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, që i dhanë liderit autoritar, Aleksandr Lukashaneka, edhe një mandat gjashtëvjeçar, pavarësisht dëshmive të shumta për mashtrim, shkruan REL.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa shtete të tjera kanë refuzuar ta njohin Lukashenkan si fitues të zgjedhjeve presidenciale.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews