Qytetarë serbë janë mbledhur sot para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut.
Siç raporton Kossev protestuesit po kërkojnë lirimin e katër të rinjve serbë që u arrestuan mesnatën e së martës.
Në vijën e parë të protestës është kryetari i kësaj partie, Aleksandar Arsenijeviq dhe nënkryetari Stefan Velkoviq.
Protestuesit po fishkëllejnë dhe po mbajnë pankarta në duar. “Policia e Kurtit”, “Lërini fëmijët të largohen”, “Na ktheni fëmijët”, “A është e shqetësuar BE-ja?”, thuhet në disa prej tyre.
Ndryshe, familjarët e të arrestuarve kanë pretenduar se ata janë keqtrajtuar gjatë arrestimit, pretendim që është mohuar nga Policia e Kosovës.