Shirat e rrëmbyeshëm kanë rënë që nga mbrëmja e së premtes mbi rajonin jugor të Marokut.
Ouarzazate, një udhëkryq trafiku për në dhe nga shkretëtira e Saharës, është ndoshta qyteti më i prekur.
Shtëpi të shumta u shembën nga shiu i madh që prej disa orësh. Tingherir, qendra e zonës minerare të luginës Todra, është përmbytur.
Rrugët drejt shkretëtirës janë bllokuar dhe sipas parashikimeve priten reshje deri në 150 milimetra gjatë gjithë fundjavës, në pjesën jugore të fshatit që shtrihet në Zagorë, në Draa, ndërkohë që stuhia e rërës ka shkaktuar dukshmëri të reduktuar në qytetin Marakesh. /ANSA