Ditëve të fundit moti në Kosovë ka qenë i paqëndrueshëm. Sasitë e mëdha të reshjeve të shiut, breshëri, por edhe stuhitë e erërat e forta kanë shkaktuar vërshime të shpejta, sidomos të disa rrjedhave ujore me karakter malorë (rrëket, prrocakt etj).
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, situata nuk është ende stabile.
IHMK-ja njofton se sot edhe gjatë dy ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu vende vende me intensitet më të lartë, të cilat mund të paraqesin potencial për bllokim të sistemeve të kanalizimeve, mbyllje të pusetave, shembje të dheut dhe drunjëve dhe shkarkime rrufesh.