Maqedonci: Anëtarësimi në NATO është nevojë urgjente për sigurinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci thotë se anëtarësimi në NATO është nevojë urgjente për sigurinë e Kosovës. Sipas tij, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në aspektin e përgatitjes së saj për të qenë pjesë e aleancës veri-atlantike. Maqedonci në një intervistë për KosovaPress, thekson se avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, do të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi madhor për vendin.

Përmes kësaj, ministri Maqedonci deklaron se deputetët kosovarë që do të jenë pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, do të kenë mundësi të paraqesin rezoluta të ndryshme për sigurinë në Ballkan.

“Avancimi i statusit të Kosovës nga anëtar vëzhgues në vend të asociuar, ka rëndësi të madhe për vendin tonë, veçanërisht për Kuvendin e Kosovës. Legjislativi tani e tutje do të ketë mundësi të zhvillojë shumë më shumë aktivitete në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në krahasim me ato që ka pasur mundësi të zhvillojë gjatë kohës sa ka qenë vetëm vend vëzhgues. Kuvendi i Kosovës, parlamentarët tanë që do të jenë pjesë e Asamblesë së NATO-s, do të kenë mundësi të marrin pjesë në të gjitha takimet e komitetet dhe nën komitetet të NATO-s, do të kenë mundësi të paraqesin rezoluta të ndryshme, të marrin pjesë në amendamentin e rezolutave, të jenë si raportues special të asociuar kur komitetet bëjnë raporte rreth gjendjes së sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, thotë ai për KosovaPress.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews