Mesfushori, Daniel Ugarte dëshiron me çdo kusht të largohet nga Paris Saint-Germain dhe të transferohet te Manchester United.
Të dy palët janë në bisedime të avancuara tash e sa kohë për transferimin e Uruguajanit.
Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, agjenti i futbollistit, Jorge Mendes është duke i prirë negociatave me PSG-në.
Megjithatë, skuadra franceze vazhdon të jetë e hapur për ta shitur mesfushorin te United.
Nga ana tjetër, “Djajtë e Kuq”, kërkojnë që shuma e kërkuar të ulet, ose i duhet të sakrifikojë një nga lojtarët e tyre, në të kundërtën u duhet të shkojnë me opsione tjera më të lirë.