Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mamushë janë arrestuar gjashtë persona nën dyshimin për veprën penale “pjesëmarrje, organizim i grupit kriminal- posedim i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje”.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në lokacione të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuar armë, fishekë, telefona një sasi e parave përfshirë dinarë të Serbisë si dhe barna ilegale të ardhura nga Shqipëria në vlerë 20 mijë euro.
Derisa bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje, shkruan TelegramNews.
“Gjatë kontrollit në pesë lokacione të ndryshme si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: katër armë të ndryshme , 140 copë fishekë kalibra të ndryshëm, 5 telefona, një DVR, 100 dollarë, 1740 €, 100 dinarë të Serbisë, sasi e konsiderueshme të barnave ilegale të ardhura nga Shqipëria me vlerë 20 000€ si dhe dokumente tjera që ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.