Malisheva e ka mësuar emrin e kundërshtarit për rrethin e parë kualifikues në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Malishevasit nga viti në vit kanë shkruar histori, që kur u themeluan në vitin 2016 si klub.
Sezonin e kaluar, Malisheva ia doli të bënte atë që askush se kishte parashikuar – të renditej si e katërta në tabelë, duke lënë pas vetës klubin më të madh në Kosovë, Prishtinën.
Malishevasëve u prij më tej fati, ku falë Ballkanit që fitoi Kupën e Kosovës, ata u kualifikuan në Ligën e Konferencës.
Tani, Malisheva në rrethin e parë të garës së tretë më të madhe të UEFA-s do të përballet me ekipin nga Malizi i Zi, Buducnost Podgorica.