Lista e telefonave Samsung që do të marrin përditësimin One UI 6.1.1

Telefonët më të fundit me ekrane me palosje Galaxy Z Fold dhe Flip 6 operojnë në versionin 6.1.1 të One UI dhe sjellin disa funksionalitete të reja.

Po sipas spekulimeve kompania do të sjellë One UI 6.1.1 edhe në disa telefonë të tjerë flagshipë të kompanisë.

Është një veprim i pazakontë për kompaninë Korean sepse version të tillë të vogla zakonisht i kapërcen dhe flagshipët e tjerë i përditëson në versionin e radhës madhor të Android.

Tani Samsung ka konfirmuar se cilat pajisje do të marrin One UI 6.1.1 së bashku me funksionalitet potenciale të tyre.

Një moderator i Samsung në forumin komunitar në Kore ka detajuar pajisjet Galaxy të cilat do të marrin përditësimin One UI 6.1.1.

Ato modele janë:

Galaxy S24
Galaxy S23, përfshirë S23 FE
Galaxy S22
Galaxy Z Fold 5
Galaxy Z Flip 5
Galaxy Z Fold 4
Galaxy Z Flip 4
Galaxy Tab S9
Galaxy Tab S8

Esencialisht Samsung planifikon të lançojë One UI 6.1.1 përpara se të sjellë One UI 7 tek të gjithë telefonët dhe tabletët e saj flagshipët të dy viteve të fundit.

I vetmi përjashtim nga kjo listë janë Galaxy S21, Galaxy Z Fold 3, Galaxy Z Flip 3, të cilët morën përditësimin One UI 6.1 me funksionalitete të kufizuar Galaxy AI në Mars të 2024.

Funksionalitet të cilat do të vinë nga telefonët me ekrane me palosje të Samsung tek flagshipët kanë kryesisht të bëjnë me funksionalitetet e kamerës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews