Kompania jugkoreane Samsung po përgatit një version “Slim” të telefonit Galaxy Z Fold6, i cili do të ketë përmirësime shtesë dhe mund të shfaqet më herët se sa pritej.
Një raport i ri, thotë se Samsung planifikon të nxjerrë Galaxy Z Fold6 “Slim” më 25 shtator.
Përveç kësaj, priten disa përmirësime të mundshme të harduerit.
Raportohet se Samsung ka përfunduar zhvillimin e pjesës së pasme nga titani (prapa ekranit) për “Slim”, por ende nuk ka vendosur nëse telefoni do të përdorë titan ose çelik si material ndërtimor.
Ekspertët vlerësojnë se do të ketë përmirësim të kamerës nën ekran, kështu që do të ketë sensorë më të mirë në modelin Galaxy Z Fold6 “Slim”.
Në veçanti, kamera 5MP do të zëvendësojë atë prej 4 MP që është përdorur nga modeli Galaxy Z Fold3 nga viti 2021.