Limaj: Jemi mbledhur për një mision të madh, ta nxjerrim Kosovën nga udhëkryqi ku ka ngecur

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur se Kosova ka kaluar nëpër shumë periudha sfiduese dhe sipas tij, ka endërruar për një të ardhme më të mirë.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj tha se janë mbledhur për një mision të madh, siç tha ai, ta nxjerrin Kosovën nga udhëkryqi ku ka ngecur.

“Intelektualët janë për Kosovën Fituese137! Kosova ka kaluar nëpër shumë periudha sfiduese dhe ka endërruar për një të ardhme më të mirë, ku djemtë dhe vajzat e shkolluar janë burim i forcës dhe progresit. Jemi mirënjohës për ata që kanë dhënë kontributin e tyre në arsimin dhe edukimin tonë, dhe që, edhe pse nuk janë më, vazhdojnë të na udhëheqin me trashëgiminë e tyre”.

“Sot, ne jemi mbledhur për një mision të madh: ta nxjerrim Kosovën nga udhëkryqi ku ka ngecur. Kosova ka nevojë për intelektualët që të bashkohen, të sjellin ide dhe mundësi të reja që do të ndihmojnë vendin të ecë përpara”.

“Pas katër vitesh stagnimi dhe degradimi, është koha që të ndërmarrim hapa të vendosur për të kthyer dinjitetin dhe shpresën në këtë vend. Ky është një mision për të dhënë drejtim të ri, për ta bërë Kosovën fituese, veçVEPRA”, ka shkruar Limaj.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews