Lista për Familje nga Gjakova: Do t’i mbrojë fëmijët nga ideologjitë e shëmtuara

Zhvillim të vendit ka premtuar koalicioni Lista për Familjen, të martën në një tubim me qytetarët e Gjakovës.

E këtë sipas kandidatit për deputet nga ky koalicion, Ferid Agani, do ta arrijnë duke mbrojtur familjen nga ideologjitë që, sipas tij, cenojnë vlerat tradicionale.

Agani ka thënë se prioritet për koalicionin është zhvillimi i një sistemi arsimor, i cili promovon mendimin kritik.

“Në programin e koalicionit tonë kemi zotimin se do të angazhohemi për një sistem arsimor, i cili do t’i mbrojë fëmijët nga ideologjitë e shëmtuara dhe do të promovojë vlerat e tyre etike dhe morale duke promovuar të menduarit kritik dhe avancim në nivelin e dijes së tyre”, ka thënë ai.

Për ta mbështetur planin, zyrtarët e koalicionit cituan edhe fjalimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ka thënë se njeh vetëm dy gjini – femër dhe mashkull.
E kandidati tjetër për deputet, Selim Pacolli, qytetarëve të Gjakovës u ka premtuar zhvillim industrial.

“Në planin tonë për fushën e ekonomisë kemi zgjidhje konkrete për industrinë e Gjakovës, ngase Gjakova posedon këtë infrastrukturë. Do të bëjmë të pamundurën që Gjakovën ta kyçim në të gjitha korridoret e infrastrukturës përfshirë hekurudhën e Gjakovë-Durrës”, ka thënë Pacolli. “Do të angazhohemi në investimet në formën e partneritetit publiko-privat, pikërisht Gjakova ishte pikërisht lider koncepti i shndërrimit të ndërmarrjeve shoqërore në ato aksionare dhe kjo është fare e lehtë të implementohet këtu”.

Koalicioni ka premtuar investime në shëndetësi duke u zotuar për sigurim shëndetësor për çdo qytetar.

“Zotimet tona dallojnë nga partitë e tjera për shëndetësi pasi ata premtojnë ndryshime por nuk kanë mekanizma siç kemi ne për të bërë ndryshime në këtë sektor”, ka thënë Agani.

Lista për Familjen ka premtuar se do të ndërmarrë politika që nxisin rritjen e natalitetit. Për çdo grua që lind fëmijën e parë është premtuar për çdo muaj nga 500 euro për dy vjet rresht. Ndërsa, gratë që lindin fëmijën e dytë do të marrin nga 750 euro mbështetje mujore për dy vjet. E, për tre e më shumë fëmijë të lindur, nënat do të marrin nga 1 mijë euro pagë mujore për dy vjet.

Sipas premtimeve të dhëna nga kjo listë, gratë kanë të drejtë që deri në 2 vjet të mos kthehen në vendin e punës e u lejohet që pushimin ta ndajnë edhe në periudha të caktuara me bashkëshortin.
Bazuar në kalkulimet e Listës për Familje, kostoja vjetore e këtyre premtimeve arrin rreth 220 milionë euro. Të hyrat për mbulimin e këtyre shpenzimeve është thënë se do të sigurohen nga rritja e akcizës për duhanin.

Për gratë gjithashtu është premtuar ulja e pragut për pensionim, nga 65 vjeç në 60 vjeç.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews