Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për “kapjen” e RTK-së nga pushteti.
Sipas Lekajt, RTK kurrë nuk ka qenë me keq dhe punëtorët e RTK-së nuk kanë qenë kurrë më të nëpërkëmbur.
“Kurrë RTK s’ka qenë më e kontrolluar nga politika dhe Lëvizja Vetëvendosje. Kurrë raportet e auditimit se kanë nxjerr më keq RTK se në qeverinë Kurti, kurrë punëtorët e RTK’së s’kanë qenë më të nëpërkëmbur e pa të drejtat e tyre”, ka thënë Lekaj.
Sipas tij, RTK është “televizion i propagandës së Lëvizjes Vetëvendosjes dhe jo i qytetarëve”,
“Nuk është Radiotelevizioni i Kosovës, por Radiotelevizoni i Kurtit”, ka shtuar Lekaj.