Pas LDK-së, edhe AAK-ja ka thënë se nuk do ta votojë buxhetin për vitin 2025, seanca e të cilit do të mbahet të hënën e ardhshme.
Kështu ka thënë shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë. Sipas tij, buxheti për vitin 2025 nuk ka asnjë projekt kapital të rëndësishëm.
“Në bazë të asaj që kemi parë, buxheti i kësaj qeverie që po e përfundon vitin e katërt, është buxheti që konfirmon mbytjen e zhvillimit ekonomik i cili ia ka varrosur shpresën 80 mijë qytetarëve që punojnë në shtetin e Kosovës për një pagë të dinjitetshme, buxheti i cili nuk ka asnjë projekt kapital të rëndësishëm dhe buxhet i cili nga ne do të kundërshtohet fuqishëm. Buxheti duhet të rishikohet në mars të vitit 2025”, u shpreh Tahiri në konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë.