Klubi polak, Legia Warszawa ka njoftuar largimin e mesfushorit, Qëndrim Zyba, pas më pak se gjashtë muajsh.
Zyba kaloi në afatin kalimtar të janarit te Legia si huazim me të drejt blerje nga Ballkani.
Megjithatë, polakët kanë vendosur të mos e blejnë kartonin e mesfushorit, duke u ndarë me të.
“Pas gjysmë viti që luan për Wojskowe, Qëndrim Zyba largohet nga Legia Warszawa”, thuhet në njoftimin e klubit polak.
Ndryshe, Zyba do të rikthehet tashmë te skuadra e Ballkanit dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve./GazetaPuls