Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas ankesës së deputetëve të LDK-së dhe PDK-së për ndryshimet në Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka vendosur se nenet 2, 7 dhe 8 të ligjit janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Gjithashtu, vendimi i Gjykatës konstaton se nenet 6, 9, 10 dhe 11 gjithashtu nuk përputhen me Kushtetutën e Kosovës.
Në konkluzion, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar që ligji të shpallet nga presidentja e Kosovës në përputhje me modalitetet e përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës, duke lënë jashtë nenet 2, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 të Ligjit në fjalë.