Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se kanë kaluar më shumë se një muaj nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë.
Haxhiu në Facebook tha se po bëhen 518 ditë prej kur Gjykata e ka në trajtim këtë reformë të rëndësishme.
Sipas saj, vonesat e tilla vazhdojnë të jenë goditja e radhës ndaj reformës dhe qytetarëve.
“Edhe sa ditë të tjera i duhen Gjykatës Kushtetuese? Kanë kaluar më shumë se një muaj nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë. Rrjedhimisht, po bëhen 518 ditë prej kur Gjykata e ka në trajtim këtë reformë të rëndësishme. Vonesat e tilla vazhdojnë të jenë goditja e radhës ndaj reformës dhe qytetarëve”, tha Haxhiu./TelegramNews./