Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë mbështetje për votimin pro marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.
Ajo deklaroi se nuk do të ketë seancë të re të Kuvendit të Kosovës, për shkak se ka pika të shumta që kanë mbetur nga seancat e kaluara.
“Kemi komunikuar vazhdimishit me të trija grupet parlamentare të opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare, nuk ka ndonjë ndryshim të vendimit të tyre. Nuk do të ketë seancë të re, pasi kemi grumbullim të pikave të caktuara nga seancat e kaluara”, tha Kusari-Lila.