Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Gjermani ka vizituar Konsullatën e Kosovës në Hamburg.
Në një postim në Facebook, ai ka vlerësuar vendndodhjen e re të konsullatës në Rotherbaum si një hap i rëndësishëm për të forcuar imazhin e Kosovës në botë.
Kurti theksoi se kjo ndryshim tregon angazhimin e qeverisë për të ofruar shërbime konsullore të kualitetit për qytetarët e Kosovës, duke e bërë Hamburgun një pikë të rëndësishme diplomatike dhe konsullore për komunitetin kosovar në Gjermani dhe një shembull të marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.