VV-ja shkon në konak të familjes së Rexhep Selimit, nuk i përmend Thaçin, Veselin e Krasniqin

Një delegacion i VV-së, i kryesuar nga kryeministri Albin Kurti, kanë vizituar familjen e Rexhep Selimit, i arrestuar para katër viteve nga Gjykata Speciale nën akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzit në vitet e luftës.

VV-ja ka shkruar se “Rexhep Selimi, 10-tshi ynë i lirisë, na mungon!”.

Në këtë vizitë, delegacioni i VV-së është pritur nga familja e Selimit pëfshirë bashkëshorten, Shqipe Mehmeti Selimi, që është edhe deputete e VV-së.

“Sot, vizita e Kryeministrit Kurti bashkë me krerë të tjerë të institucioneve dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE! te familja e Rexhep Selimit, bashkëshortja e tij dhe deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, përforcoi edhe një herë bindjen tonë të pathyeshme: lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe dinjitoze. Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë gjykatën e padrejtë, gjykimin e padrejtë, ashtu siç kemi bërë gjithmonë” – ka shkruar VV-ja.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews