Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Sekretaren e Përgjithshme të Forumit Ekonomik të Vjenës, Elena Kirtcheva.
Sipas njoftimit, në këtë takim është biseduar rreth mundësisë së avancimit të statusit të organizatës me ndihmën e Republikës së Kosovës si anëtare e VEF si dhe organizimit të forumit të radhës në Vjenë gjatë nëntorit të këtij viti.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me VEF dhe promovimin e bizneseve vendore me qëllim të rritjes ekonomike për dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet tutje.