Kurti: Serbia nuk po mban përgjegjësi për sulmin në Banjskë, nuk po e dorëzon kryekriminelin e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar.

Kryeministri tha se kanë kaluar 11 muaj nga ky sulm ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, por se Serbia ende nuk po mbahet përgjegjëse dhe nuk po e dorëzon tek autoritetet e Kosovës, Radojçiqin.

“Para katër ditësh u mbushën plotë 11 muaj nga agresionin i Serbisë ndaj vendit tonë kur u vra rreshteri i Policisë, tash heroi i Kosovës Afrim Bunjaku. Për këtë sulm Serbia ende nuk është mbajtë përgjegjëse dhe vijon të mos dorëzojë drejt autoriteteve tona kryekriminelin e saj Milan Radojiçiq”, tha Kurti.

Ndërkaq kryeministri shtoi se ka kërkuar nga bota perëndimore që t’i bëjë trysni Beogradit që të mbajë përgjegjësi për aktet terroriste.

“Edhe gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në takimet bilaterale me senatorë e kongresistët amerikanë në margjina të Konventës të Demokratëve kërkova që të ketë më shumë trysni nga bota perëndimore e demokratike për vënien para drejtësisë kundrejt akteve terroriste e destabilizuese të Beogradit zyrtar dhe individëve përkatës përgjegjës”, tha Kurti. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews