Kryeministri i vendit Albin Kurti përmes një video-mesazhi ka adresuar një fjalë rasti në konferencën e dytë ndërkombëtare të Administratës Publike ‘KosovaPar2024’, e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kurti ka përgëzuar vazhdimësinë e kësaj nisme vjetore të kësaj ministrie, e cila sipas tij, është shtytëse e reforma gjithëpërfshirëse dhe ambicioze për reformimin e Administratës Publike.
Më tej ai ka thënë se reforma e Administratës Publike në shfrytëzimin e potencialit të plotë dhe të përkushtimit të talenteve të tyre në shërbim të progresit shoqëror dhe të zhvillimit ekonomik të vendit qëndron qëllimi sipëror i kësaj qeverisjeje.
“Qëllimi i kësaj qeverisjeje nuk është dhe nuk do të jetë kundër zyrtarëve dhe shërbyesve civilë apo kundër këshillave të miqve të BE-së, sepse, shtoi ai, ndaj të parëve kemi detyra morale në mbarëvajtjen e punës së tyre dhe për cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve ndërsa ndaj BE-së kemi detyra politike për ecjen e procesit të pandalshëm të integrimit rajonal dhe në BE”, ka thënë tutje kryeministri.