Ekspedita e xhudos ka arritur tashmë në Kosovë, pas suksesit të arritur në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.
Për t’i pritur ata, në një organizim në sheshin Xhorxh Bush – kishte dalë edhe Kryeministri i vendit tonë, Albin kurti.
“Jemi para jush me një ekip të shkëlqyer kampionësh, që na bën krenar anë e mbanë kudo që shkon, nga Rio në Tokio e nga Tokio në Paris”, ka thënë fillimisht Kurti.
“Prijës të sukseseve tona në Olimpiadën e Parisit ishin dy xhudistet tona, Distria Krasniqi e Laura Fazliu.
“Me shumë punë e me më shumë displinë e gjithnjë me përkushtim, ekipi jonë i xhudos arrit që ta mbajë traditën si shtet për të fituar medalje olimpike në secilën olimpiadë që kemi marrë pjesë deri tash”.
“Dikur dukej imagjinare që Kosova të triumfojë kundër superfuqive botërore, mirëpo tani ky fakt është bërë realitet bindës të cilin të gjithë ne po e gëzojmë e rajoni e më gjerë po e vlerëson.
“Këto rezultate kurrsesi nuk janë të rastësishme. Së bashku me kontributin e të gjithëve e më së shumti nga Federata e Xhudos krijuam kampionë olimpikë dhe do të vazhdojmë të krijojmë në të ardhmen. U jemi mirënjohës përjetësisht”.
“Vazhdoni të punoni sepse ëndrrat e mira asnjëherë nuk kanë fund”, ka shtuar më tej Kurti.