Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për medie pas takimit me homologun maqedonas Hristjan Mickoski, është pyetur edhe për incidentin e presientes, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.
I pari i Qeverisë së Kosovës, tha se ky incident ka qenë një përjetim dhe përvojë e rëndë për presidenten, derisa theksoi se do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë rastin në tërësi dhe në hollësi.
“Padyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes Vjosa Osmani,me dy gusht në Aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje dhe me dy vajzat e vogla. Autoritetet, krerët shterëtorë kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do të zbardhë këtë çështje në tërësi dhe në hollësi, që të kuptojmë se çka ka ndodhur dhe të mos na përseriten më kurrë situatat e tilla”, tha kryeministri Kurti para medieve.
Më tej, shtoi se do të synohet e vërteta dhe kurrsesi tensionimi mes të dyja vendeve, përcjell TelegramNews.
“Institucionet e Koosvës dhe Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë deklaratën e saj që paraqet qëndrimin e Republikës së Kosovës. Besoj që duhet ta synojmë të vërtetën dhe kurrsesi tensionimin. Pra le të zbardhet rasti, janë organet përkatëse që e bëjnë këtë gjë”, shtoi Kurti./TelegramNews./