Kryeministri Albin Kurti ka folur për Gjykatën Speciale, duke dhënë edhe arsyet se pse nuk shkoi t’i vizitojë udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Unë e kam menduar vizitën në Hagë edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente formularë, ku ti nënshkruan në Gjykatën Speciale”, tha Kurti në një intervistë për RTK-në.