Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se është i trishtë lajmi për vdekjen e diplomatit kosovar Anton Berisha.
Ajo u shprehu ngushëllime familjarëve të tij në një postim në Facebook.
“Sa i trishtë lajmi për largimin tënd të parakohshëm, Anton. Faleminderit për shërbimin tënd të përkushtuar ndaj Republikës së Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithëve”, ka shkruar Çitaku.