Abdixhiku për vdekjen ish-ambasadorit Anton Berisha: Një humbje e thellë për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime të thella për ndarjen nga jeta të veprimtarit dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha.

Përmes një telegrami drejtuar familjes Berisha, Abdixhiku theksoi kontributin e jashtëzakonshëm të Anton Berishës në diplomacinë kosovare dhe jetën politike të vendit.

“E nderuara familja Berisha,

Na preku thellë lajmi për humbjen e parakohshme të mikut tonë, ambasadorit, Anton Berisha.

Kontributi i tij në fushën e diplomacisë dhe jo vetëm do të mbetet trashëgimi e rëndësishme për të gjithë jetën politike e shoqërore. Përkushtimi i tij si diplomat dhe ambasador i Kosovës, si dhe roli i tij në lëvizjen kombëtare dhe në shërbimet e jashtme, mbeten shembull frymëzues i profesionalizmit dhe angazhimit të tij për vendin.

Anton Berisha dha një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën politike dhe diplomatike të Kosovës që nga viti 1990, ku ishte i autorizuar nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova për misione specifike diplomatike. Si gjeneratë e parë e ambasadorëve, Berisha shërbeu si ambasadori i parë i Kosovës në Slloveni, duke ndihmuar Kosovën në integrim e skenës ndërkombëtare. E pastaj edhe si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, këshilltar diplomatik i kryeministrit dhe si person diplomatik kontaktues në Selinë e Shenjtë.

Përveç angazhimeve diplomatike, z. Berisha ishte gjithashtu kandidat i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës. Kontributi i tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës ishte i pashoq. Së fundmi, ai u angazhua edhe në departamentin tonë për politikë të jashtme dhe diplomaci.

Humbja e veprimtarit Anton Berisha është një humbje e thellë edhe për trupën tonë diplomatike dhe shërbimin e jashtëm të Kosovës, ku shërbeu e kontribuoi me devocion dhe profesionalizëm prej dekadash.

Në emrin tim personal dhe të gjithë Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, miqve dhe të gjithë komunitetit diplomatik. Kujtimi për të do të mbetet i paharrueshëm!

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, Anton Berisha!”, thuhet në telegram.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews