Kurti: Nuk mund të ketë barazi sociale pa barazi gjinore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk mund të ketë barazi sociale pa barazi gjinore, përcjell TelegramNews.

Kurti tha se kjo është arsyeja pse qeveria e tij siç tha ai, socialdemokrate po punon vazhdimisht për të përmirësuar mundësitë për gratë dhe vajzat, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Madje sipas të parit të Qeverisë, 51 për qind e të rinjve të punësuar përmes platformës së sponsorizuar nga qeveria, “SuperPuna”, dhe 55 për qind e përfituesve të programit për punësimin e familjeve janë gra.

Duke theksuar se në tre vitet e fundit, janë  mbështetur mbi 12 mijë vende pune për gratë.

Më tej, ai shtoi se janë financuar mbi 4 mijë e 600 bursa për gra dhe vajza në fushat STEM, që tani përbëjnë 50% të studentëve në këto fusha në Universitetin e Prishtinës.

“Nuk mund të ketë barazi sociale pa barazi gjinore. Kjo është arsyeja pse qeveria jonë socialdemokrate po punon vazhdimisht për të përmirësuar mundësitë për gratë dhe vajzat, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Deri tani: 51% e të rinjve të punësuar përmes platformës sonë SuperPuna (SuperJob) të sponsorizuar nga qeveria, së bashku me 55% të përfituesve të masës sonë të punësimit për familjet janë gra. Ne kemi mbështetur vende pune për mbi 12 mijë gra në tre vitet e fundit. Ne kemi përdorur masa të synuara ndaj bizneseve në pronësi ose në bashkëpronësi të grave dhe u kemi ofruar grante dhe subvencione më të larta në kuadër të programeve tona të efiçiencës së energjisë. Më shumë se 100 mijë gra kanë hapur llogaritë e para bankare.  Mbi 55 mijë gra kanë përfituar për herë të parë nga shtesat tona të lehonisë. Në tre vitet e fundit ne kemi financuar mbi 4600 bursa universitare për gra dhe vajza në STEM. Ata tani përbëjnë 50% të studentëve në fushat STEM në Universitetin e Prishtinës – një arritje e jashtëzakonshme e barazisë gjinore në fushat tradicionalisht të dominuara nga meshkujt. Ne kemi integruar politikëbërjen me bazë gjinore në fusha të tilla si energjia, duke ofruar bursa dhe praktika për gratë në energji. Numër rekord i grave në pozita vendimmarrëse në institucionet publike, përfshirë ndërmarrjet publike, në të cilat kemi katërfishuar (nga 10% në 45%) peshën e grave në bordet e drejtorëve. Arsimi, punësimi, përfaqësimi, mirëqenia dhe pavarësia financiare janë shtyllat kryesore të barazisë sociale dhe gjinore. Jemi krenarë që nën udhëheqjen e Qeverisë sonë, këto shtylla janë më të forta se kurrë”, shkruajti Kurti në “X”. /TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews