Pas fushatës në vende të ndryshme në diasporë, Kryeministri Kurti sot ishte kthyer në seancën e Kuvendit të Kosovës për të prezantuar buxhetin për vitin 2025, gjë për të cilën kërkoi edhe votën e deputetëve.
Në anën tjetër, Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se “normalisht që merr kohë derisa të rindërtohet kapaciteti prodhues, diçka që është shkatërruar për 20 vite vite, s’mund të rikuperohet brenda një mandati”, e që bëri të ketë reagime të shumta nga opozita.
“Në qeverisjen tonë për katër vite me radhë, ka rritje dyshifrore të të hyrave buxhetore”, tha Murati, por që deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami iu kundërpërgjigj duke thënë se është rritur inlacioni, dhe Ministri këtë po mundohet me e shitë si luftë kundër kontrabandës.
“Nuk mund të ulet importi në një ekonomi të trashëguar ku të gjitha fabrikat i keni shitur për skrap. Merr kohë derisa të rindërtohet kapaciteti”, shtoi tutje Ministri Murati.
E pas kësaj, sërish reagoi deputetja Bajrami, e cila i tha Ministrit “pse nuk i keni ble ju masi paskan qenë me vlerë”.
Për deklaratën e Muratit, reagoi edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i cili tha se Ministri mundohet që pozicionet e veta t’i mbrojë me propagandë të ulët.
Ai madje iu drejtua vet Ministrit duke i thënë se me çfarë fytyre thotë se Kosova është shkatërruar në këto 20 vite, kur Kosova ka 13 mijë persona të vrarë e njerëz pa gjymtyrë, e shkolla e shtëpi të shkatërruara, dhe se sipas tij kur shtrohen këto në Kuvend, s’ka vend për debat më.
Deputetja Bajrami, tha se një çift nga Podujeva, të cilët punojnë në Prishtinë, vonojnë shumë për të ardhur në Prishtinë, për shkak të rrugës që ende sështë ndërtuar, e për këtë Ministri tha fajet i ka LDK-ja, pasi çifti në fjalë vonesat i kanë në kryeqytet.
Bajrami e LDK-së tha se gjatë kësaj qeverisje është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike, ku nga çmimi më i ulët 3 cent, është bërë 7 cent, si dhe përmendi shpenzimet për rrymën në veri të vendit.
Për këtë i reagoi Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli e cila tha
“Del trego sa të ka kushtuar energjia elektrike në veri. Unë po e them këtë, kush është e pavërtetë këtu, po e themi sipas pasqyrave financiare të KOST-it, 4.5 milionë 2019, 8.7 2020, 2021 52 milionë, 2022 78 milionë, 2023 33.5 milionë. Cila është e pavërtete del thuaje”, i reagoi Bajrami ministres Rizvanolli.