Kryeministri Albin Kurti është pyetur për marrëveshjen në mes Francës dhe Serbisë për blerjen e 12 avionëve luftarakë “Rafale”.
Kurti këtë deklarim e bëri pas homazheve në përmendoren dedikuar personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Ne bëjmë sundim ligji, rend publik njëkohësisht me paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim dhe në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë edhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë këtu natyrisht edhe Francën të cilën e konsiderojmë vend mik, aleat e partner shumë të rëndësishëm edhe në BE edhe në NATO”, ka thënë Kurti para mediave.