Gjilani është një nga skuadrat më të organizuara në Kosovë dhe këtë nuk mund ta mohoj askush.
Por nuk mund ta mohoj askush se Gjilani i katër xhirove të para është larg pritshmërive duke marrë parasysh të gjitha.
Kuqebardhët kanë bërë transferime të mëdha, por pas katër xhirove të para kanë marrë vetë dy pikë.
Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu ka barazuar në dy ndeshjet e para me Llapin 1-1 në udhëtim dhe me Ballkanin 1-1 në Gjilan.
Ndërkohë dy sfidat e fundit Gjilani e ka parë vetën duke humbur, nga Dukagjini 2-1 dhe nga Suhareka 3-2.
Problemi kryesor i Gjilanit këto katër xhirot e para është mbajtja e epërsisë. Në katër ndeshje gjilanasit ishin në epërsi duke e humbur atë.
Ndaj Llapit ishin në avantazh të parët, megjithatë ndeshja përfundoi baras 1-1.
Të parët krijuan epërsinë edhe ndaj Ballkanit, megjithatë edhe në këtë sfidë barazuar me rezultat të njëjtë 1-1.
Për më keq u bë në xhiron e tretë dhe të katërt, kur pas epërsisë 0-1 ndaj Dukagjinit, pësuan humbje 2-1.
Në sfidën e fundit ndaj Suharekës, Gjilani kishte dy herë epërsinë 0-1 dhe 1-2, megjithatë në fund u mposhtën 3-2 edhe pse ishin me një lojtar më pak nga pjesa e parë.
Trajnerit Nuhiu i mbetet shumë punë me skuadrën e tij gjatë pauzës së kombëtareve, pasi Gjilani është bërë një skuadër që po krijon shumë raste shënimi, megjithatë problemi qëndron te mos arritja e mbajtjes së epërsisë.